
WHO WE ARE
Best Eye Surgeon in Albania
Dr. Nishant Taneja është një ekspert i njohur në trajtimin mjekësor dhe kirurgjikal të sëmundjeve të retinës dhe të trupit qelqor. Është i specializuar në të gjithë spektrin e sëmundjeve që prekin pjesën e pasme të syrit, duke përfshirë degjenerimin makular, retinopatinë diabetike, bllokimet vaskulare të retinës, vrimat makulare, membranat epiretinale, çarjet dhe shkëputjet e retinës, sëmundjet e trashëgueshme dhe inflamatore të retinës, si dhe traumat dhe tumoret okulare.
Doktor Taneja përfundoi doktoraturën e tij në oftalmologji (MD në Oftalmologji) në Institutin e Shkencave Mjekësore të Indisë (AIIMS), kolegji mjekësor prestigjioz dhe kryesor i Indisë në 2003. Gjatë kohës së tij në AIIMS, u specializua në të gjitha teknikat e ndërhyrjeve të ndërlikuara të kataraktit dhe glaukomës . Më pas përfundoi studimet për sëmundjet dhe kirurgjinë e retinës dhe të trupit qelqor në Institutin e Syve V Prasad, Hyderabad, Indi. Një qendër themelore për studimin dhe trajnimin e retinës/trupit qelqor. Fusha e tij e kërkimit ishin uveiti i pasëm, infeksionet okulare dhe neuropatitë optike.
Dr. Taneja nisi të praktikohet si kirurg vitreoretinal në vitin 2005 në Nju Delhi, në Indi. Punoi si kirurg vitreoretinal konsulent në Spitalin e nivelit të parë dhe në Institutin Pasuniversitar, Noida nga viti 2007 deri në 2009.
Dr. Taneja kaloi 9 vitet e para të karrierës së tij mjekësore si oftalmolog dhe kirurg i retinës në Indi, ku fitoi përvojë në kryerjen e të gjitha llojeve të ndërhyrjeve të syrit, kërkimeve dhe lazerit.
Në 13 vitet e fundit, Dr. Taneja ka punuar me kohë të plotë në Shqipëri, duke kontribuar në trajtimin mjekësor dhe kirurgjikal të sëmundjeve më të ndërlikuara të syrit. Ai drejtohet nga një nivel i lartë i integritetit personal dhe profesional, i cili vjen në formën e shqetësimit për pacientët e tij si dhe në përkushtimin e tij ndaj oftalmologjisë.
Megjithëse qëllimi kryesor i Dr. Tanejas është ofrimi i kujdesit më cilësor, të dhembshur dhe të përditësuar për pacientët e tij, thellimi i njohurive dhe trajtimit të sëmundjeve të retinës është gjithashtu shumë i rëndësishëm për të. Ai ka botuar shumë artikuj shkencorë origjinalë në publikime profesionale mbi sëmundjet e retinës. Është një anëtar aktiv i Shoqatës Amerikane të Specialistëve të Retinës (ASRS), Shoqatës Evropiane të Vitreoretinës (EVRS), Shoqatës Oftalmologjike të Indisë (AIOS) dhe Shoqatës Vitreoretinale të Indisë (VRSI).
Dr. Taneja vazhdoi studimet e tij mjekësore dhe përmirësimin kirurgjikal me studimet në qendrat prestigjioze si spitali i syve Morfield, Londër (2017) dhe Shoqata e bashkëpunëtorëve oftalmologë të Bostonit, SHBA (2018). Dr. Taneja ka marrë pjesë gjithashtu në disa programe mësimore dhe informuese.
Dr. Taneja ka një interes të veçantë në menaxhimin kirurgjik të:
- Sëmundjet e retinës dhe të trupit qelqor si retinopatia diabetike, vrimat makulare, hemorragjia e trupit qelqor, membranat epiretinale, çarjet dhe shkëputjet e retinës.
- Retinopatia e prematuritetit: Injektimet inravitreale, Lazer, Krioterapi dhe Vitrektomi.
- Menaxhimi i ndërlikimeve pas ndërhyrjeve të segmentit të përparmë si prolapsi i trupit qelqor, hemorragjia e trupit qelqor, hemorragjia ekspulsive, rënia e bërthamës ose e lenteve kristalore.
- Implantimi dytësor i lenteve intraokulare: Fiksimi skleral i lenteve intraokulare të pjesës së pasme PCIOL, Qepja në iris të lenteve intraokulare IOL, Kapja në iris e lenteve intraokulare IOL, Qepja intrasklerale me më pak fiksim të lenteve intraokulare IOL.
- Trauma okulare e ndërlikuar duke përfshirë heqjen e mishit të huaj intraokular dhe kirurgjinë nga skaji në skaj, ku kombinohen në një seancë, transplanti i kornesë me vitrektominë.
- Infeksionet okulare duke përfshirë celulititin orbital, keratitin infektiv, endoftalmitin (endogjen dhe ekzogjen) dhe panoftalmitin.
- Çrregullime okulare pediatrike si glaukoma e lindur dhe shkëputja e retinës pediatrike.
- Fakoemulsifikimi për kataraktin me Iente intraokulare multifokale premium.
- Kirurgjitë e glaukomës që përfshinë trabekulektominë, visko-kanalostominë, kanaloplastikën dhe kirurgjinë e valvulave.
- Kirurgjia e kataraktit të lindur.
- Neuroftalmologjia: Të gjitha sëmundjet e nervit optik, duke përfshirë neuropatitë optike demielinizuese, shtypëse, inflamatore, ishemike dhe traumatike.
- Elektrofiziologjia: Vep, Erg, Eog.
- Transplanti i irisit artificial.
- Trajtim i plotë për keratokonin: ndërlidhje, unaza korneale, lente kontakti të forta dhe transplant të kornesë
DËSHMI
Lexoni çfarë thotë Pacientët tanë të lumtur
Unë jam pacient i Dr. Nishant Taneja që nga viti 2010 me diagnozën e Degjenerimit Makular të Lagësht. Ai më ka trajtuar me Avastin, Eylea dhe tani me Brolicizumab dhe unë ende mund të lexoj me shkronja të mëdha. Unë ia dedikoj shikimin tim trajtimeve të tij. Ai është kujdesur mirë për sytë e mi. Stafi është absolutisht i jashtëzakonshëm në mirësjelljen dhe profesionalizmin e tyre. Jam në moshën 93- vjeçare dhe ende mund të lexoj qartë. Doktori më i mirë për sytë, faleminderit!
G. B
Tirana, AlbaniaKlinika më e mirë e syrit! Unë vuaj nga një problem afatgjatë me “fluturat” në të dy sytë e mi. Vërtet një ekspert në fushën e tij që i lejon pacientët të marrin në konsideratë opsionet që nuk janë kirurgjikale si mjeti i parë i shërimit dhe trajtimit. Dr. Nishant Taneja është profesionist dhe i sjellshëm përsa i përket trajtimit të pacientëve me respekt dhe komunikimit të qartë në termat që ne si njerëz të thjeshtë mund t’i kuptojmë. Mendoj se ai është i ndershëm dhe i drejtë dhe po më bën një punë të mirë.
Dorina S.
Durres, AlbaniaUnë kam Glaukomë të Avancuar në të dy sytë dhe i jam nënshtruar operacionit të Glaukomës dhe Kataraktit me Dr. Taneja. Unë jam nën ndjekje të rregullt me Doktor Okulist Nishant Taneja për 11 vitet e fundit. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me eksperiencat e mia në zyrën e Dr. Taneja. Stafi është i dobishëm, i ditur, kompetent dhe shumë i këndshëm. Dr. Taneja është doktori për sytë në Tiranë që ka punuar me zell për të ruajtur shikimin tim dhe jam jashtëzakonisht i kënaqur me kujdesin që është treguar ndaj meje. Ai meriton të njihet se sa i mirë është në atë që bën. Unë do ta rekomandoja 100% për këdo që ka probleme serioze me sytë.